75 Mall Live Search
12:19 / E Enjte, 11 Janar 2018 / indeksADMonline

Avokati i Ramabajës: Nuk ka fakte për vazhdimin e paraburgimit (Video/Dokument)

Ramiz Krasniqi, avokat i Sadri Ramabajës i dyshuar për vrasje të funksionarëve të lartë të shtetit ka thënë se klientit të tij i është vazhduar paraburgimi sepse kanë dyshuar se mund të ikë nga Kosova apo të bashkëpunojë me dikë jashtë.

Avokati Krasniqi, thotë se nuk ka asnjë fakt që duhet t’i vazhdohet paraburgimi klientit të tij.

Sipas tij, kjo është e paligjshme dhe e panevojshme.

“Nuk e di se a do të ketë seancë. Por, unë pres që t’i ndërprehet paraburgimi  pasi është e paligjshme dhe e panevojshme. Asnjë arsye shtesë apo fakt nuk është prezantuar as gjatë arrestimit e as gjatë caktimit të paraburgimit apo edhe tash kur i është vazhduar ai” ka shtuar Krasniqi.

Krasniqi më tutje ka thënë se Ramabaja po mbahet në paraburgim pas deklaratës së Murat Jasharit, ndërsa ende nuk dihet se çka është thënë nga Instituti i Shëndetësisë për shëndetin e tij mendor, raporton Indeksonline.

“I është vazhduar paraburgimi se kanë dyshuar se mund të ikë apo të bashkëpunojë me dikend jashtë. Si mund të mbahet në paraburgim pa ngritje të aktakuzës deri në 18 muaj. Nuk i është prezantuar asnjë dokument apo provë kur është marrë në pyetje. Kemi kërkuar nga prokurori të pajisemi me to por nuk e dimë kur. Ai mbahet edhe shkaku i deklaratës së Murat Jasharit teksa nuk e dimë se çka është thënë nga Instituti i Shëndetësisë për shëndetin e tij mendor. Nuk e dimë se çfarë ka deklaruar Jashari dhe çfarë kanë biseduar ata mes vete” ka thënë avokati Ramiz Krasniqi.

“Mbrojtja mendon se nuk ka kurrfarë dyshimi të bazuar se Sadri Ramabaja është kryesi i këtyre dy veprave penale. Hetuesia nuk thotë askund se cilat veprime i ka ndërmarrë Sadri Ramabaja, në kryerjen e këtyre dy veprave penale” thuhet në deklaratën e mbrojtjes së Ramabajes.