23:04 / E Hënë, 03 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ramiz Krasniqi në bisedime me klubin e njohur të Superligës

Ballkani i Suharekës ka mbetur pa trajner që prej dorëheqjes së trajnerit Bekim Shotani, pas humbjes 1:0 nga Feronikeli.

Klubi i rikthyer këtë edicion në Superligë ka nisur bisedimet me trajnerin e mirënjohur, Ramiz Krasniqi.

Ballkani kishte biseduar edhe me Zekirija Ramadanin, por ai zgjodhi Feronikelin.

Problemi me Krasniqin qëndron tek drejtimi i Kombëtares U-19, të cilën Krasniqi po e drejton me shumë sukses.

Ballkani në bisedime me Ramiz Krasniqin

“Kam biseduar, por nuk ka asgjë konkrete”.

“Ndoshta të mërkurën dihet më shumë, pasi problem qëndron tek drejtimi i Kombëtares U-19”, ka thënë Krasniqi për GazetaOlle.com.

Rregulloret e Federatës së Futbollit të Kosovës nuk lejojnë që përzgjedhësit e Kombëtareve të drejtojnë të njëjtën kohë edhe klubet e Superligës. Se çfarë do të vendoset mes Ballkanit dhe Krasniqit, do të mësohet të mërkurën.

Ballkani e nisi me fitore ndaj Lirisë sezonin, por më pas pësoi dy humbje me Llapin dhe Feronikelin.