17:20 / E Premte, 19 Korrik 2019 / indeksADMonline

Avokati Koci e quan hero Ramush Haradinaj: Sidoqoftë, edhe këtë betejë do ta fitojë

Avokati Ariani Koci, ka reagur pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj nga posti i kryeministrit.

Koci përmes një postimi në facebook e ka quajtur hero Haradinaj, duke thënë se gjithmonë, gjatë historisë njerëzore, ka pasur individë që e kanë bartur barrën e krejt popullit të vet.

Ja postimi i tij i plotë:

Gjithmonë, gjatë historisë njerëzore, ka pasur individë që e kanë bartur barrën e krejt popullit të vet.
I quajmë heronj.
I tillë është Ramushi.
Po e ruan dinjitetin tokës dhe popullit të vet.
Rëndë për të, rëndë për familjen e tij, rëndë për të gjithë neve.
Sidoqoftë, edhe këtë betejë do ta fitojë.
Sigurt!/Indeksonline/