Avokati Koci: Ideja për shfuqizimin e Tribunalit, e tmershme!
Avokati kosovar, Arianit Koci ka folur rreth ides së deputetëve për shfuqizimin e Tribunalit të Speciales.
Koci ka theksuar se është vërtet e tmershme një gjë e tillë. Sipas tij, kjo tregon pasqyrën e vërtët të shtetit tonë, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë i Kocit:
Vet ideja për shfuqizimin e Tribunalit është e tmerrshme dhe tregon se çfarë shteti kemi ndërtuar, dhe çfarë kaste politike na udhëheqë.
Në fakt, me këtë mentalitet primitiv politik që e kemi instaluar, shfuqizimi i Gjykatës Speciale mund të jetë gjeja më e mirë që mund t’i ndodh Kosovës.
Të mos shtiremi: duhet të vetëdijësohemi, emancipohemi dhe ta fillojmē ndērtimin e shtetit prej fillimit./Indeksonline/