12:01 / E Diele, 25 Mars 2018 / indeksADMonline

Avokati kosovar tregon pse nuk duhet të ketë tarifë 10 euro në “Rrugën e Kombit”

Avokati kosovar, Arianit Koci ka komentuar vendimin për tarifën në “Rrugën e Kombit”  që tani e tutje qytetarët e Kosovës duhet ta paguajnë për të hyrë në Shqipëri.

Koci ka treguar shumë arsye se pse kjo çështje është e gabuar. Sipas Kocit, çmimi prej 10 eurove (vajtje-ardhje për një rrugë që nuk e plotëson standardin e autostradës dhe që është e rrezikshme pra është  ftesë e hapur  për bojkot që Shqipëria ju ka bërë kosovarëve, transmeton Indeksonline.

“Mos ejani. S’jemi ngusht për ju”-po na thonē.

Dorën në zemër, këtë ma tha në fytyrë, në zhargonin e Tepelenës, polici i komunikacionit para dy javëve në Shqipëri”, ka shkruar ndër të tjerash Koci.

Postimi i plotë:

Mos ejani. S’jemi ngusht për ju.

10 euro vajtje-ardhje taksë për një rrugë e cila nuk e plotëson standardin e autostradës; rrugë e rrëzikshme në plot kuptimin e fjalës, ështē ftesë e hapur për bojkot, që nëna Shqipëri na i ka bërë neve kosovarëve.

“Mos ejani. S’jemi ngusht për ju”-po na thonē.
Dorën në zemër, këtë ma tha në fytyrë, në zhargonin e Tepelenës, polici i komunikacionit para dy javëve në Shqipëri.

Thjesht, kjo taksë është kaq e lartë, vetëm pse jemi shumë të lidhur me Shqipëri, dhe nuk kemi dalje tjetër më të shkurtër në det. E këtë e dinē vēllëzërit tej kufinit dhe po e shfrytēzojnë./Indeksonline/