10:58 / E Martë, 13 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Azem Syla i sëmurë, shtyhet seanca

Është shtyre për 45 minuta me vonesë, nisja e seancës gjyqësore ne rastin Toka.

Kryetari i trupit gjykues ka njoftuar se i akuzuari Azem Syla është dërguar sot ne mëngjes me spital.

Tha se do të presin 45 minuta që të informohen për gjendjen e tij dhe nëse do te kthehet ne seance që të vazhdoj gjykimi.Përveç seancës së sotme në këtë gjykim, sipas faqes zyrtare të EULEX-it janë paraparë edhe dy seanca tjera.

Në këtë rast Azem Syla dhe 21 persona të tjerë akuzohen për krim të organizuar në lidhje me tjetërsimin e tokave me pronësi shoqërore në Veternik e Llapnasellë, afër Prishtinës.

Prokuroria Speciale më 25 tetor të vitit 2016 ngriti dy aktakuza kundër 39 personave të ndryshëm, në mesin e të cilëve është edhe ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla.

Aktakuza e parë, e parashtruar nga një prokuror ndërkombëtar i PSRK-së, është ngritur kundër 22 të pandehurve dhe përbëhet prej 46 pikave.

Të pandehurit akuzohen për veprat penale krim i organizuar, pastrim i parave, marrje e mitës, mashtrim i rëndë, mashtrim në detyrë, nxjerrje e vendimeve gjyqësore të kundërligjshme, keqpërdorim i pozitës zyrtare, legalizimi i përmbajtjes së falsifikuar dhe evazion fiskal,kallxo.

Aktakuza e dytë e ngritur nga i njëjti prokuror akuzon 17 persona për pastrim të parave.

Sipas aktakuzës, anëtarët e këtij grupi të organizuar kriminal kanë bashkëpunuar mes vete, secili me rol të caktuar, për t’i privuar Kosovës pronat shoqërore përmes veprimtarive kriminale, duke përfshirë falsifikimin e vendimeve dhe dokumenteve të tjera zyrtare, mashtrimin dhe veprimeve korruptive.