11:55 / E Premte, 20 Maj 2022 / B O

Azet lanson këngën e re “Gotat”

Artisti shqiptar, i cili jeton dhe vepron në Gjermani, Azet, është kthyer me projekt të ri muzikor.

Bëhet fjalë për një këngë të re të quajtur “Gotat”, që është një përzierje në interpretim të gjuhës gjermane dhe shqip.

Projekti ritmik tashmë është i publikuar në YouTube në kanalin zyrtar të KMN Gang.

Producimi i kësaj kënge është bërë nga Voluptyk dhe Jugglerz me video të realizuar nga produksioni Entermedia.