20:46 / E Hënë, 11 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Aziz Salihu: Mos xhelozoni, të gjithë jemi kampiona (Foto)

Legjenda e Boksit në Kosovë, Aziz Salihu është pjesëmarrës në ceremoninë, festën e 3 vjetorit të pranimit të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.
Ai doli në skenë dhe tha shumë fjalë emocionuese.

“Krejtë jemi kampiona, mos e gjelozoni njëri tjetrin. Luftoni dhe punoni së bashku. Isha i shtrirë në spital kur Majlinda Kelmendi fitoi Medaljen. Kisha frikë nga shtrati dhe rrahje të zemrës. Ajo fitoi. është kënaqesi të jeshë këtu. Të gjithë jemi kampiona”, ka thënë Salihu, raporton Indeksonline.

Përvec 3 vjetorit të pranimit në KON, sonte KOK-u feston edhe 25 vjetorin e themelimit./IndeksOnline/