09:26 / E Martë, 27 Mars 2018 / indeksADMonline

B92: Lista serbe braktis Qeverinë e Kosovës, shkon te Vuçiqi

Mediumi serb B92 ka raportuar sipas burimeve të saj se Lista Serbe tashmë ka udhëtuar drejt Serbisë për t’u takuar me presidentin serb dhe për t’ia dhënë lajmin se po e braktis Qeverinë e Kosovës.

Sipas këtij televizioni, përfaqësuesit e serbëve të Kosovës sot kanë takim me Aleksandar Vuçiqin, i cili gjatë një konference për media mbrëmë në Beograd, tha se vendimi për t’u larguar nga Qeveria e Kosovës i takon kryesisht Listës Serbe.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ia ka bërë me dije Listës Serbe se ai nuk do të marrë vendim në vend të tyre lidhur me iniciativën për t’u larguar nga Qeveria e Kosovës, pas arrestimit të Marko Gjuriq, i cili hyri pa leje në Kosovë.

“Nuk do të marr vendime për ta dhe kjo u takon atyre, por duhet të vendosin me kokë të ftohtë”, tha Vuçiq. /Indeksonline/

Temat: