11:55 / E Martë, 06 Mars 2018 / indeksADMonline

Babai dënon djalin! E shtynë atë të vrapojë për në shkollë përderisa vet e ndiqte me  veturë

Një baba ka detyruar djalin e tij të vrapojë rrugës për në shkollë, pasi ai ishte përjashtuar nga autobusi i shkollës për tre ditë pasi ai ngacmonte njerëzit në autobusin e shkollës.

Bryan Thornhill bëri një video të djalit të tij 10 vjeçar, përderisa vet qëndronte brenda në veturë, ndërsa djali i tij vraponte nëpër shi jashtë.

Ai filloi videon duke thënë: “Përshëndetje të gjithëve, mirësevini në më mirë dëgjoje babain tuaj 2018. Djali im është futur në telashe dhe është përjashtuar nga autobusi për ter ditë për shkak kishte bërë probleme, të cilën unë nuk e toleroj”.

Kështu ai kishte vendosur ta dënonte duke e bërë që ai të vraponte deri në shkollë. Edhe pse shi, Bryan vazhdoi dënimin e djalit të tij, por duke e përcjell nga pas atë.

Kështu ai gjatë gjithë javës ishte detyruar të vraponte, dhe përkundër se këtë ditë binte shi, babi nuk e kishte ndalur dënimin, dhe e përcillte atë nga prapa me veturë, përderisa ai vraponte nëpër shi.

Sipas tij, ky dënim ka ndikuar që sjellja e djalit të tij të përmirësohet, duke e konfirmuar këtë edhe mësimdhënësit e tij.

Ai tha se do dëshironte që mësuesit të ishin të kënaqur me sjelljen e djalit të tij në klasë, dhe se do të punonte të përmirësohej ai./Indeksonline/