17:09 / E Hënë, 24 Shkurt 2020

Babai i 3 fëmijëve mbulon 99% të trupit në tatuazhe: ‘Jam i varur’

Një baba që është i varur nga tatuazhet ka mbuluar 99% të trupit të tij në bojë, pavarësisht kërkesave të së shoqes.

Tatuazhi i parë i Bret Kros u bë para afro 20 vitesh, kur ai shkruajti emrin e gruas së tij, Doroti, në kurriz.

Gruaja kishte frikë se mbulimi i gjithë fytyrës me tatuazh do t’i shfaqte probleme në punë, por tani pas 750 orësh punë dhe vetëm organeve gjenitale të pambuluara, 43 vjeçari shpreson të largojë tabutë që lidhen me artin në trup.

Babai i 3 fëmijëve ra në dashuri me tatuazhet pasi bëri të parin në moshën 24 vjeçare. Shumë shpejt ai mbuloi shpinën, shpatullat dhe pjesë të krahëve në bojë dhe kështu kuptoi varësinë e tij.

Më pas edhe Doroti u bind dhe e mbështeste në 150 orët e 6 seancave që u deshën për të mbuluar këmbët e tij.

Bret e kishte vendosur ta mbulonte të gjithë kokën e tij në tatuazhe që para 7 vitesh, por Doroti nuk pranonte, pasi besonte që nuk do ta pranonin në punë. Më pas ajo ra dakord dhe ai nuk njihej më.

Tani Bret drejton një sallon thonjsh nga shtëpia. Djali i tij 24 vjeçar ka gjithashtu një krah të mbuluar në tatuazhe, ndërsa vajza 12 është e pavendosur. Fëmija i tretë është ende shumë i vogël.

Bret thotë se vetëm pak njerëz i ngulin sytë, por ai s’e ka problem dhe madje i pëlqen vëmendja.

Doroti thotë: “Unë e dua atë, kështu që nuk më intereson se si duket. Na shohin nëpër markete, por tani jam mësuar.”

Bret bën shpesh shaka që të mbulojë dhe organet e tij gjenitale, “diçka në ngjyrë blu”, tallet ai.