20:41 / E Premte, 12 Mars 2021 / Blerim

Babai i Behramit i reagon Bunjakut: Nuk ka pasur takim zyrtar ose ofertë me të, kjo është e saktë

Intervista e dhënë për IndeksOnline nga futbollisti kosovar, Valon Behrami ka nxitur reagime të shumta në opinion.

Një nga personalitetet që reagoi ishte edhe ish-trajneri i Kosovës, Albert Bunjaku me një video-deklaratë, tha se “Valoni e ka pas ftesën, madje ma shumë se ftesë, ai e ka pas edhe traken e kapitenit për me u na bashkangjitë”, tha mes tjerash Bunjaku.

Por, për këtë deklaratë të Bunjakut ka reaguar edhe babai i Valonit, Ragip Behrami i cili në një prononcim për IndeksOnline tha se me Valonin nuk ka pasuar asnjëherë takim zyrtar ose oferta për të.

“Me foli për një njeri si Alberti kam shumë me thanë se është një njeri që ka kontribu shumë, ka bërë një punë të shkëlqyer për formimin e lojtarëve, ia ka lënë të gatshëm Challandesi, ka qenë ai që ka vrapu, dhe kam qenë një pjesë unë me të si në Zvicër si në Londër”.

“Por, nuk u pajtove me një gjë e cila asnjëri me Valonin nga Federata nuk është taku, por vetëm me mu apo fytyrë për fytyrë, kjo është pika e parë që nuk u pajtova. Shumë çështje i kemi biseduar, i vetmi njeri e din shumë mirë, unë kam qenë prezent, kam prit shtatë orë në restorantin e axhallarëve të Rita Orës, bashkë me Albertin i cili ka qenë i pandalshëm, unë kam qenë vetëm dhe me një shokun timin që ka qenë dëshmitar aty”, tha fillimisht babi i Valonit.

Ai tutje tregon se si Valoni kishte dëshirë të takohej me dikë të Federatës.

“E ftuam Federatën dhe tham që të takohemi në Cyrih të gjithë edhe Valoni kishte dëshirë, “Babi po kam qef të takohem në një vend ne te tre baballarët e lojtarëve dhe Federata te ulemi e të bisedojmë dhe se çfarë programesh kanë qenë. Besomëni ka qenë qikjo. Por, bisedat tona që po thotë Alberit, po që vjen Valoni bëhet kapiten, të gjitha këto. Dëshira ka qenë jashtëzakonisht e madhe, e din fortë mirë Alberti, se ku do që me ka ftu unë kam qenë si për lojtarët si për çdo gjë. Unë thash punën qe  e ka bë i ndjeri Fadili bashkë me Albertin është e pazëvendësueshme”.

“Njerëzit të cilët e meritojnë në Kosovë janë këta dy, Fadili dhe Bunjaku. Unë vetëm për atë nuk u pajtova, asnjëherë Valoni nuk është ftuar zyrtarisht nga Federata ose ta kërkojnë apo ta gjejnë Valonin drejtpërdrejtë dhe të bisedojnë me të”.

Ragbi mes tjerash thotë se u takuan me të por asnjëherë me Valonin.

“Për me mu po, unë gjithmonë jam kanë prezent, ku me ka thirrë unë jam kanë prezent, por Valonit asnjëherë nuk i’u ka jep rasti. Kemi kërku, e din fortë mirë i kam thanë në Cyrih a lëmë takim e bisedojnë se çfarë programi keni.

“Granit e Valoni nuk kanë qenë, drejtpërdrejtë, asnjëherë nuk janë takuar. Por që në këtë pikë nuk po pajtohem, kanë pas shumë mundësi por ndoshta nuk kanë biseduar me neve, ne si baballarë gjithmonë kemi qenë këndej -andej, por s’kemi ardhur kurr në një vendim.

“Mirëpo, takim nuk kanë pas këtë e din Alberti fortë mirë. Por ne që kemi qenë anash pak po, unë kam qenë në biseda të përhershme kur me kanë ftuar Federata në Prishtinë, 3-4 herë kamë ardh nga Zvicra në Prishtinë, jam takuar me Fadilin e ndjerë. Por atë çka kam dëshiru unë s’kam mujt me i mrri, por nuk po du me hy se tash çdo gjë ka tejkaluar. Mundem me i thanë shokut tim të dashur, Albertit se Valon nuk është takuar asnjëherë. Nuk ka pasur takim zyrtar ose ofertë me të, kjo është e saktë”, tha babai i Valonit, Ragipi.