18:03 / E Shtunë, 26 Maj 2018 / indeksADMonline

Babai i Dua Lipës në Olympic, radhitet tek tifozët e Liverpool-it (Foto)

Përveç Dua Lipës që do të përformoi sonte në Kiven në hapjen e finalës së madhe të Ligës së Kampionëve, atje po qëndron edhe babai e vëllai i saj.

Dukagjin Lipa, i cili është edhe një nga menagjerët e këngëtares, ka shkuar dje në Kiev, ndërsa sot ka pozuar bashkë më Duan në stadiumin Olympic, ku do të mbahet ndeshja.

Dukagjini madje ka postuar edhe disa instastory ku shfaqet në anën e tifozëve të Liverpool-it, çka tregon se ai po e favorizon sonte këtë ekip./Indeksonline/