75 Mall Live Search
15:30 / E Martë, 11 Qershor 2024 / AR

Babai i ish-partneres së Diddy-t reagon pas videos virale

Babai i Kim Porter, ish-partneres së Diddy, ka reaguar për rastin ndaj reperit i cili akuzohet se ka abuzuar fizikisht me disa gra, si dhe për sulm seksual ndaj tyre.

Duke folur për Rolling Stone, babai i  Porter tha ka mbetur i shokuar dhe i tronditur kur ka parë gjithasjtu videon e dhunës ndaj Cassie.

Të dy ishin në një lidhje nga viti 1994 deri në vitin 2007 dhe siç raporton babai i saj, ai vetë nuk e kishte parë asnjëherë reperin ta trajtonte kështu vajzën e tij.

“Mund të thuash se u mërzita kur pashë videon. Unë nuk do ta trajtoja armikun tim kështu. Ai ishte i neveritshëm, nuk mund ta besoja. Unë isha në ushtri në Vietnam. As atëherë, nuk do t’ia bëja këtë armikut tim,” tha ai.

Kur u pyet më pas nëse ajo kishte menduar ndonjëherë se Diddy mund të kishte abuzuar me vajzën e tij, ai u përgjigj: “Jo. Unë kurrë nuk kam parë asgjë në këtë masë. Por kjo video më bëri të habitem”.

Më tej ai shtoi se kishte një pikëpamje shumë të ndryshme për marrëdhënien e vajzës së tij me reperin, por kjo video i dha atij një pamje tjetër.

“Nuk e mendoja se mund të shkonte kaq poshtë.Unë nuk do ta bëja këtë, as me një qen. Zemra ime është me Cassie-n”.