Babai i Khabib del kundër veprimit të djalit të tij
Dueli i Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor ka marrë vëmendjen e mbarë botës sidomos pas përplasjes së rusit me stafin e McGregor.
Gjesti i tij është kritikuar nga UFC, ku pritet një dënim për të, shkruan indeksonline.
E për dënim të rëndë është edhe babai i Khabib, Abdulmanap i cili nuk ka qenë i kënaqur me veprimin e të birit.
Ai ka thënë se masat ndaj tij do të jenë më të ashpra se ato të UFC-së.
“Mund të bësh ç’të duash Brenda oktogonit, por jashtë tij, ka gra e fëmijë. Ekipi im gjithmonë është shquar për disiplinë, ndaj masat e mia ndaj Khabib do të jenë shumë më të ashpra se ato të UFC”, ka thënë Babai i Khabib.
Abdulmanap Nurmagomedov ka qenë një ushtarak në ish-bashkimin sovjetik dhe njihet për trajnimet e tij të rënda për sportistët e tij. /IndeksOnline/