Babai i Khabib zbulon dënimin që do t’i shqiptohet djalit të tij
Babai i KHABIB NURMAGOMEDOV ka zbuluar me sa duket dënimin e djalit të tij për grindjen që pasoi ndeshjen e tij të UFC 229 me Conor McGregor.
Nurmagomedov ndezi një moment të përleshjeve masive pasi mbrojti titullin e tij duke kërcyer mbi kafaz dhe duke u përpjekur të sulmonte ekipin e McGregor.
Ky veprim nxiti përleshjet e mëtejshme brenda Tetëkëndëshit, shkruan Indeksonline.

NSAC pritet të sanksionojë palën më 29 janar, datën për takimin e tyre të ardhshëm.
Dhe babai i Nurmagomedov, Abdulmanap, ka sugjeruar që ekipi i djalit të tij tashmë ka rënë dakord për një marrëveshje, e cila do të shohë mbajtësin e parë të rripit të UFC- së të gjobitur me 396,000 funte (440.000 euro) dhe duke i ndaluar të garojë në shtetin e Nevadës për nëntë muaj.

“Nuk e di si do të përfundojë. Me aq sa e kuptoj, ne do të gjobitemi me 440 mijë euro dhe ndoshta nuk do të ndeshemi për nëntë muajt e ardhshëm. Natyrisht, kjo gjë nuk duhej të kishte ndodhur kurrë”, ka thënë Abdulmanap.
Një dënim i tillë mund të hapë rrugën për kampionin UFC-së për t’u kthyer në Oktagon gjatë Javës Ndërkombëtare të Luftës. /IndeksOnline/
No I dont remeber that. But i remeber khabib making that chicken tap. pic.twitter.com/Oa0OEBftjf
— nathaniel rosabal (@NRosabal) December 12, 2018