75 Mall Live Search
17:50 / E Hënë, 15 Tetor 2018 / indeksADMonline

Babai i Kompanyt zgjedhet kryetari i qytetit të madh evropian

Babai i mbrojtësit belg, Vincent Komnpany do ta marrë postin e Kryetarit të Komunës së Brukselit pasi partia e tij i fitoi zgjedhjet e së dielës.

Mbrojtësi i Manchester Cityt e ka uruar babain e tij në një video mesazh të postuar në rrjetet sociale, duke thënë se është kryetari i parë me ngjyrë që e merr këtë post.

Pierre Kompany, ka prejardhje nga Kongo, dhe partia e tij arriti marrëveshje koalicioni my dy parti tjera në Ganshoren.

”Histori! Ne jemi shumë krenar me ty baba”.

”I ardhur nga Kongo, si refugjat në vitin 1975, tani ka marrë besimin e popullit për t’u bërë kryetari i parë me ngjyrë në Belgjikë”, ka shkruar Kompany./IndeksOnline/