11:35 / E Enjte, 09 Prill 2020 / indeksADMonline

Babai i Thiagos dhe Rafinhas: Neymar është zëvendësuesi natyral i Messit

Iomar do Nascimento, “Mazinho” festoi 54 vjrtorin këtë të mërkurë, me 8 prill.

Me rastin e ditëlindjes së tij, Kampioni i Botës me Brazilin në vitin 1994 ka folur për Radio Marca, ku ndër të tjerash ka thënë se Neymar është zëvendësuesi ideal i Messit.

Nëse nesër ai mund të kthehet në Barcelona , ata do të ishin të kënaqur. Ai është zëvendësimi natyror i Messit , nuk ka asnjë tjetër që të zëvendësojë Messin”, ka thënë ish futbollisti, që është edhe babai i Thiagos dhe Rafinha.

Ata janë të emocionuar. Thiago në vitin e tij të shtatë në Mynih dhe Rafinha në Vigo. Nëse nesër ata duhet të kthehen në Barcelonë, ​​do të jetë kështu, por ajo nuk dihet“, tha ai për të bijtë.

Arritja e tij më e madhe është Kupa e Botës në SHBA derisa dy djemtë e tij, njëri ka vendosur ta përfaqësoj Spanjën ndërsa tjetri Brazilin. /IndeksOnline/

Mazinho, ish mesfushori i Celta dhe skuadrës braziliane