14:17 / E Hënë, 23 Nëntor 2020 / A. A

Babai i Tomës kundër deklaratës së Agim Ademit, “Bastiani duhet të ftohet te Zvicra”

Në gusht të këtij viti, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi kishte deklaruar publikisht se Bastien Toma do të jetë futbollist i Kosovës.

Por realiteti duket ndryshe. Ditë më parë mesfushori 21 vjeçar theksoi se për momentin po mendon vetëm për Zvicrën, shkruan Indeksonline.

E së fundi ka reaguar edhe babai i futbollistit në fjalë, Ali Toma.

Në rrjetin social Facebook, kompania që menaxhon Bastien Tomën “Gold Kick” është deklaruar se mesfushori shqiptar duhet të ftohet nga kombëtarja A e Zvicrës.

Këtë postim e ka pëlqyer dhe e ka shpërndarë Ali Toma.

Ndryshe, Bastien Toma luan për Zvicrën U21 së bashku me Andi Zeqirin ndërsa verën e kaluar u transferua nga Sioni te Genku në Belgjikë.

/Indeksonline/