09:16 / E Premte, 27 Korrik 2018 / indeksADMonline

Babai lajmëron Policinë se djali i tij po gjuan me armë

Një person ka informuar Policinë e Kosovës se djali i tij ka shtënë me armë zjarri dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Rasti ka ndodhur në Gjakovë, ku policia në vend të ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gas, 37 fishekë dhe tri gëzhoja, transmeton Indeksonline.

Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt./Indeksonline/