10:27 / E Premte, 25 Shtator 2020 / indeksADMonline

Babai nga Mitrovica bën lutje: Fëmija im po lufton me jetën, na ndihmoni për shërimin e tij

Lejan Hasani nga Mitrovica, ka lindur parakohe (në javën e 33-të) në Kliniken Obstetrike- Gjinekoligjike në QKUK, më 1 shtator të këtij viti.

Që në ditët e para të jetës së tij i është dashur t’u nënshtrohej intervenimeve, kjo për shkak të shëndetit të tij, të dobët.

No description available.

Prindërit e tij, Fatmire dhe Kujtim Hasani bëjnë apel që kushdo që ka mundësi t’u dalë në ndihmë, kjo pasi që ata nuk i kanë kushtet e nevojshme për trajtim jashtë vendit.

Lejani vuan nga “Nn masculinus eutrophicus pretempore 33 jgj; Sepsis/ Acinetobacter spp; Atresio oesphagei cum fistula T-E, occlusion fistulae T-E.VSD muscularis”.

Meqenëse ky lloj intervenimi nuk kryhet në SHSKUK, indikohet trajtim urgjent kirurgjik në ndonjë qendër të specializuar jashtë vendit, shkruan IndeksOnline.

Është babai i foshnjës, Kujtimi ai i cili bën thirrje për ndihmë, duke përmendur faktin se kanë kushte jo të mira dhe se jetojnë me ndihmë sociale.

“Ju kisha bë thirrje me na ndihmu, Lejani është fëmiu jonë i parë dhe po lufton për jetën. Një ndihmë sado e vogël nga cilido qoftë për ne do të thotë shumë. 30 mijë euro na ka siguruar Ministria e Shëndetësisë, por na duhen edhe 30 mijë euro të tjera për të kryer shërbimet në Turqi, na ndihmoni të kalojmë këtë dhimbje”, ka thënë mes tjerash ai në një bisedë për IndeksOnline.

“Me datën 24.09.2020 ora 11:00 me konsultën e kirurgut të fëmijëve, foshnja preferohet  ketë intervenim urgjent kirurgjik jashtë vendit, pasi gjendja është e rendë”, thuhet në raportin e Klinikes së Neonatologjisë.

Të gjithë ata persona që shprehin gatishmëri t’i ndihmojnë familjes Hasani, ky është numri i xhirollogarisë në Raiffaisenbank:

Numri kontaktues: +383 49 285 462

No description available.

No description available.
No description available.
No description available.
No description available.