10:08 / E Enjte, 17 Maj 2018 / indeksADMonline

Babai nga Tirana jep prap alarmin: Ish-gruaja po më dhunon fëmijët

Pak muaj me parë një baba nga Tirana iu drejtua mediave online me disa mesazhe ku shkruhej se ish-bashkëshortja e tij do të vriste fëmijët.

Rasti i tij pushtoi mediat online por jo vetëm, pasi nëna e fëmijëve të tij, reagoi ashpër duke rrëfyer anën tjetër të historisë se ajo është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga Ervin Dunga.

Ndërkohë që kanë kaluar disa muaj nga ngjarja, Ervin Dunga ka reaguar sërish për albeu.com.

Dunga shprehet se nëna e fëmijëve po pengon fëmijët dhe po i dhunon ata psikologjikisht që të mos e duan më si babain e tyre.

“Un pranova i besova fjaleve te saj por me kot as qe nuk flas me femijet por kam frik se do ti humb pergjithmon nuk do mundem ti shoh me me sy dhe rroj me frik se femijet e mi po marin cdo dite goditje psikologjike nga nena e tyre, njehere kur mu dha rasti te flas me djalin e madh qe eshte 9 vjec qante dhe me thoshte ti nuk na do ne dhe nuk pranon te me flas ne telefon…”- shkruan Dunga për Albeu.com.

Njoftimi i policisë:

Pershendetje! Dua ta bej publike rastin tim me shpres te postimit nga ju te bjer ne sy te ndonjerit qe vertet jep zgjidhje sepse behet fjal per dy femij te mitur qe po spati nje nderhyrje do goditen psikologjikisht.

Jam nje baba i divorcuar per shkak te mos marreveshjeve qe kam pasur me ish bashkeshorten, bashk kemi dy femije te dy djeme, njeri 3 dhe tjetri 9 vjec, per sa i perket kujdestarise se femijeve gjykata ja dha ish gruas dhe per mua ti takoj dy here ne muaj.

Mirpo ngaqe ish gruaja kishte familjen e saj jashte shtetit ne Greqi dhe ju desht ti bashkohej atyre me kerkoj mua nje favor qe une te jap autorizim per femijet qe te kalojne kufirin vetem me nenen e tyre me premtimin qe do te mi sjell cdo vite te kalojne pushimet verore me mua ne shtepine time dhe qe te kisha komunikim te shpeshte me menyra te ndryshme komunikimi, un pranova i besova fjaleve te saj por me kot as qe nuk flas me femijet por kam frik se do ti humb pergjithmon.

Nuk do mundem ti shoh me me sy dhe rroj me frik se femijet e mi po marin cdo dite goditje psikologjike nga nena e tyre, njehere kur mu dha rasti te flas me djalin e madh qe eshte 9 vjec qante dhe me thoshte ti nuk na do ne dhe nuk pranon te me flas ne telefon, kuptova qe ishte keq psikologjikisht dhe kjo po ndodh me besim te plot se ketu ka gisht nena e tyre, mendoj se ajo i flet femijeve gjat gjith kohes fjal te keqija per mua dhe kur femija e di qe un e dua me shpirt dhe ai me do ndihet keq kur degjon fjal te keqija nga nena e tij per mua.

I madhi qe eshte 9 vjec do patjeter ndihmen e nje psikologeje. Ju lutem kush e lexon kete postim dhe ka ne dore te bej dicka per kete rast te me ndihmoje, ju lutem se jan femije e me dhemb shpirti si cdo prindi per femijen e tij.

Temat: