16:50 / E Premte, 10 Korrik 2020 / indeksADMonline

“Babën ministër, dajën deputet”, Genc Prelvukaj “thumbon” në këngën e re

Genc Prelvukaj kohë më parë paralajmëroj se do të sjell një projekt që do të jetë i ngjashëm me këngën e tij “Eskorta”, por që këtë herë do të bëhej fjalë për meshkuj.

“Kanga godet mashkujt e paedukate e te pakulture, femije apo te aferm te zyrtareve shtetërore, biznesmenëve, trafikanteve dhe secilit te pasuruar paligjshem, qe na irritojnë me idiotësinë e tyre çdo dite”, ishte thënë për këngën e re të Genc.

Dhe ai mbajti fjalë, pasi sot ka lansuar këngën e re “Lek i madh” në bashkëpunim me Granit Ismajli, e që thumbon fëmijët e zyrtarëve në këtë projekt. Se si do të kënga e re e artisti të njohur mbetet të shihet.

Kënga “Lek i madh” tashmë gjendet në kanalin Youtube dhe platformë të tjera./Indeksonline/