75 Mall Live Search
09:45 / E Diele, 09 Prill 2023 / Gj. Sh

Baena mohon se e preku në familje Valverden

Futbollisti i Real Madridti, Frederico Valverde e ka goditur me grusht në fytyrë Alex Baenan, pas përfundimit të ndeshjes me Villarealin.

Mediat spanjolle kishin raportuar se krejt kjo ngjarje ka ndodhur në parkingun e autobuseve të ekipit mysafir, ku sipas Marca, Baena e kishte prekur në familje Valverden, transmeton IndeksOnline.

Valverde dhe bashkëshortja e tij, Mina Bonino, ishin pranë humbjes së fëmijës me të cilin është shtatzënë, ndërsa raportohet se futbollisti i Villarealit në ndeshjen e kaluar i kishte thënë: “Qaj tani, se djali yt nuk do të lindë”.

Sipas mediave Baena këto fjalë i kishte perseritur edhe në ndeshjen e mbremshme, ndersa pasi e goditi me grusht, raportohet se këto ishin fjalët e Valverdes drejtuar futbollistit të Villarealit, “familja vjen e para dhe është e paprekshme”.

Por këto raportime të mediave i ka mohuar futbollisti i Villarealit, përmes një një postim në Twitter.

“Shumë i lumtur me fitoren mbresëlënëse të skuadrës në një stadium si Santiago Bernabéu, por në të njëjtën kohë shumë i trishtuar për agresionin që pësova pas ndeshjes dhe i befasuar nga ajo që flitet për mua. ËSHTË PLOTËSISHT E PAVËRTETË QË E THASH ATË”, shkroi Baena./IndeksOnline/