22:07 / E Martë, 19 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Bahria, nëna e 16 fëmijëve ka një kërkesë të fundit për ndërtimin e shtëpisë së saj!

43 vjeçarja, Bahrie Gashi- Mustafa është nënë e 16 fëmijëve. Ajo së bashku me burrin e saj dhe vjehrrën vazhdojnë të jetojnë në kushte të rënda tash e sa vite.

Gjatë vitit 2016, ishte këngëtari Labinot Tahiri ai i cili siguroi një donacion duke blerë parcel për këtë familje.

Familja 19 anëtarëshë iu gëzua tej mase ndërtimit të shtëpisë, kjo për faktin se edhe ata më në fund po bëheshin me kulm mbi kokë.

Tutje, disa njerëz të vullnetit të mirë ndihmuan familjën për ta ndertuar shtëpinë por ajo mbeti në gjysmë dhe nuk u përfundua, shkruan Indeksonline.

Dëshira e tyre më e madhe është që këtë dimër ta kalojnë në shtëpinë e re.

Familja Mustafa nuk ka mundësitë të paguajë ndonjë kompani për të vazhduar ndërtimin, dhe krejt çfarë nevojitet është vullneti i ndonjë kompanie e cila mund të ofrojë një punëtor falas për të vazhduar ndërtimin e mbetur të kësaj shtëpie./Indeksonline/

Video e realizuar nga Indeksonline vitin e kaluar: