18:05 / E Hënë, 22 Tetor 2018 / indeksADMonline

Bahtiri: Më kërcënuan ata që e kërcënuan Ivanoviqin, nuk frikësohem nga vdekja por kam qejf të jetojë gjatë!

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri ka folur për kërcënimin që ka marrë së fundmi.

Ai ka thënë se me rastin në fjalë po merren organet e hetuesisë.

“Hetuesia e Kosovës që është duke u marrë me të, është niveli qendror  dhe lokal edhe ndërkombëtarët dhe është shumë e qartë adresa nga ka ardhë. Adresa është shumë e qartë dhe këta munden me dhënë Policia e jo Agim Bahtiri.”, ka thënë ai në Klan Kosova, transmeton Indekosnline.

Bahtiri ka treguar se kërcënimi për të ka ardhur nga njerëzit e njejtë që e patën kërcënuar edhe politikanin serb, Oliver Ivanoviq.

“Unë thash nuk mundem me dhënë asnjë sqarim në këtë drejtim derisa nuk e jep Policia e Kosovës, por kërcënimet e tilla i ka pas edhe Oliver Ivanoviq, nga të njëjtit njerëz. Unë nuk po them me Listën Serbe, unë nuk e di, por grupet e tilla që kërcënojnë në mënyrë të hapur është pak problematik. “, ka shtuat tutje ai.

Megjithatë, ai ka thënë se nuk frikësohet nga kërcënimet e tilla, porse ka qejf të jetojë gjatë pasi që ka punuar shumë.

“Unë nuk frukësohem asnjëherë, kam qejf të jetojë shumë, pasi që kam punuar shumë të jetojë por vdekjes nuk i frikësohem asnjëherë. Kushdo kur të dojnë, kësajde jam. Procesi i cili u nisë nuk ka me u ndalë edhe me vdek unë krejt dhe grupet e njerëzve të tillë e kanë kot tek unë”, vlerësoi ai.

Ai ka premtuar se procesin për hapjen e urës nuk do të mund ta ndalojë askush dhe se ura do të hapet shumë shpejt./Indeksonline/