17:12 / E Hënë, 01 Janar 2018 / indeksADMonline

Bahtiri: Nuk jam i pasionuar pas librit

Emisionet televizive këto dit kanë ndryshuar formatin e udhqheqjes . Sonte prezantues i njërit prej emisioneve në Klan Kosova është bërë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, shkruan Indeksonline.

Ndër të tjerash mysafir Haziri ka edhe kryetarin e Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtirin.

Haziri gjatë emisionit i parashtroi një pyetje lidhur me pasionin e tij për leximin e librave kryetarit të Mitrovicës.

Bahtiri tregoi se librat nuk janë pasioni i tij, por lexon.

“Nuk jam i pasionuar por lexoj. Jo programe por lexoj” ka thënë i pari i Mitrovicës së jugut, Agim Bahtiri./Indeksonline/