18:46 / E Enjte, 18 Tetor 2018 / indeksADMonline

Bahtiri për Ushtrinë: Po jetësohet amaneti i dëshmorëve që u flijuan për lirinë e shtetit!

Kryetari  i Mitrovicës së jugut, Agim Bahtiri ka përshëndetur miratimin e Projektligjeve  për FSK-në sot në Kuvend.

Me këtë rast, Bahtiri ka thënë se me formimin e Ushtrisë po jetësohet edhe amaneti i dëshmorëve që u flijuan për lirinë e shtetit tonë, shkruan Indeksonline.

Më tutje, zyrtari i AKR-së shton se ndjehet krenar me djemtë e vashat e Kosovës që nën uniformën ushtarake i shërbejnë Republikës së Kosovës.

Më poshtë gjejeni të plotë shkrimin e Bahtirit në Facebook:

Me formimin e Ushtrisë së Kosovës, po jetësohet edhe amaneti i dëshmorëve që u flijuan për lirinë e shtetit tonë. Kosova e meriton ta ketë Ushtrinë, e cila pas votimit të sotëm në Kuvendit e Kosovës u bë realitet. Krenar me djemtë e vashat e Kosovës që nën uniformën ushtarake i shërbejnë Republikës së Kosovës. AB./Indeksonline/