12:12 / E Shtunë, 14 Korrik 2018 / indeksADMonline

Bahtiri: Unë jam i vetmi që i vizitova minatorët e Trepçës kur ishin në grevë

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes minatorëve të Trepçës dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, e cila rezultoi më përfundimin e grevës nga minatorët.

Bahtiri ka thënë se marrëveshja hap mundësi që kërkesat e minatorëve të plotësohen.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se minatorët janë krenaria e Kosovës dhe duhet respektuar.

Postimi i plotë i tij:

Arritja e marrëveshjes mes sindikalistëve të ‘Trepçës’ dhe ministrit të MZHE-së është një veprim që duhet përshëndetur, pasi që kjo i hap mundësi realizimit të kërkesave të drejta të minatorëve dhe zhvillimit të punës në miniera.

Për pesë ditë sa minatorët ishin në grevë të përgjithshme, jam i vetmi nga institucionet që i kam vizituar çdo ditë dhe kam bashkëpunuar nga afër me ta, në mënyrë që kërkesat e tyre t’i adresoj në Qeveri dhe tek Ministria e Zhvillimit Ekonomik, e cila drejtohet nga AKR-ja.

Minatorët janë krenaria e Kosovës, andaj ata duhet respektuar e vlerësuar për punën e tyre, ku ashtu siç kanë ditur me vetmohim ta rikthejnë në funksion ‘Trepçën’ pas luftës, do të din edhe ta zhvillojnë dhe ta bëjnë krenare Kosovën me këtë ndërmarrje gjigante.

 

Temat: