18:12 / E Shtunë, 25 Janar 2020 / indeksADMonline

Bajern – Schalke, formacionet zyrtare

Bayern Munichu dhe Schalke kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Bundesliga.

Bavarezët janë nikoqir të Schalkes në takimin e vlefshëm për javën e 19-të në Bundesliga, takim që zhvillohet nga ora 18:30 në stadiumin Allianz Arena.

Ekipi i Hans Flick vjen nga një seri prej katër fitoreve radhazi dhe synon fitoren e radhës për t’u afruar në vetëm një pikë me pozitën e parë.

Në anën tjetër, edhe mysafirët po kalojë formë të mirë dhe duan rezultat pozitiv nga ky udhëtim i vështirë për të mbetur në garë për top katërshe.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me disa ndryshime në formacionet zyrtare.