17:29 / E Shtunë, 19 Tetor 2019 / indeksADMonline

Bajerni hargjoi forcën me Tottenham, nuk po këndellet më

Bayern Mynih nuk ka arritur më shumë se një barazim para një ekipi që gjendet në zonën e rrezikut në tabelë.

Bavarezët barazuan 2:2 me Augsburgun në një ndeshje ku të dyja ekipet e patën epërsinë.

Fillimisht Augsburg ishte në epërsi qysh në minutën e parë, ndërsa Lewandowski barazoi rezultatin falë asistit të Gnabryt. E ky i fundit kaloi në epërsi bavarezët pas fillimit të pjesës së dytë.

Kampionëve në fuqi festa iu ndal në minutat shtesë ku Augsburgu shënoi për ta nxjerrur një pikë të artë.

Që nga ndeshja me Tottenham ku Bajerni fitoi 2:7, nuk kanë arritur fitore më. U mposhtën nga Hoffenheim vendas dhe barazuan me Augsburgun./Indeksonline/