23:58 / E Mërkurë, 12 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Bajqinovci: Me vendimin e sotëm, paga e gjyqtarit dhe prokurorit do të jetë më e madhe

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci tha se me vendimin e sotëm të Qeverisë Kurti nuk është ndikuar paga e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Ai shtoi se dispozita ligjore që ekspertët po e thonë, përcakton obligimin që shteti të mos lejojë pagë më të vogël për gjyqtarin/prokurorin se ajo e kryeministrit, transmeton Indeksonline.

Bajqinovci tha se me vendimin e sotëm jo vetëm që është ruajtur ky kriter, por paga e tyre do të jetë me  e madhe.

Postimi i plotë:

Me vendimin e sotshëm të Qeverisë, nuk është ndikuar paga e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ndërsa, dispozita ligjore që ekspertët po e thonë, përcakton obligimin që shteti të mos lejojë pagë më të vogël për gjyqtarin/prokurorin se sa ajo e kryeministrit. Pra është i rregulluar vetëm kriteri minimal, jo ndonjë komponentë tjetër. Me vendimin e sotshëm të Qeverisë Kurti, jo vetëm është ruajtur ky kriter, por paga e gjyqtarit dhe prokurorit, do te jete më e madhe. Këtë ligji nuk e ndalon, pra e lejon.