23:22 / E Diele, 25 Shtator 2022 / AR

Bajqinovci: Mediat në Beograd kanë shpifur se unë po kërkoj luftë

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci thotë se mediat e Beogradit kanë shpifur kundër tij.

Në një gazetë është shkruar kinse ai po ndjell luftë.

Postimi i plotë:

Mediat e Beogradit paskan shpifur se unë po kërkoj luftë. Ja se çfarë paskan shkruar:

“E NDJELL LUFTEN Bashkëpunëtori i Kurtit: Kosova është e gatshme, jemi të armatosur!

Deputeti i Levizjes të cilën e drejton kryeministri kosovar hapur ka kanosur me konflikt. Ky është vetëm njeri nga vargu i provokimeve të fundit që vijnë nga Prishtina”.

Serbia na do të dobët dhe të përçarë por nuk jemi të dobët. Prandaj në raport me ta duhet të jemi të bashkuar e ashtu jemi më të fuqishëm.

Është Serbia ajo e cila po provokon, mirëpo ne as nuk biem pre e tyre e as nuk kemi pse t’i frikësohemi asaj!