Bajqinovci për sulmin në veri: 50 kilometra të kanalit të Ibër-Lepencit s’mund të ruhen me ushtarë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mefail Bajqinovci, ka thënë se parandalimi i sulmeve terroriste është një sfidë, veçanërisht kur bëhet fjalë për ruajtjen e infrastrukturës kritike.
Duke iu referuar sulmit terrorist ndaj kanalit kryesor të Ibër-Lepencit, Bajqinovci tha se ruajtja e një infrastrukture të tillë në çdo kilometër është praktikisht e pamundur.
“Sulmet terroriste nuk mund ti ndalojë askush, duke përfshi në New York, Stamboll. Infrastrukturë kritike e ki kanalin e Ibër-Lepencit 50 kilometra, nuk mund të ruhet çdo 1 kilometër me nga një ushtarë. Kur e ki një shtet armik me 300 kilometra vijë kufitare. Kështu që këto gjëra, infrastrukturë rrike është çdo liqen, duke përfshirë Badovcin. Është KEK-u dhe shumë objekte të rëndësisë së veçantë” ka thë ai në RTV Dukagjini.
Është përfolur nga njerëz të rëndësishme edhe kryeministri edhe kryetari i Kuvendit kanë deklaruar se mund të kemi sulme terroristë nga Serbia, ka shtuar më tutje deputeti i VV-së./Indeksonline/