19:03 / E Diele, 24 Tetor 2021 / AR

Bajqinovci viziton policin e lënduar, premton jetësim të ligjit për sigurinë jetësore dhe shëndetësore

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci sot ka vizituar policin Driton Berisha, i cili u lëndua rëndë gjatë detyrës zyrtare, në përcjelljen e garës ndërkombëtare të çiklizmit e organizuar në Kosovë.

Bajqinovci theksoi se tashmë janë bërë 21 vite pa ligjet për sigurinë jetësore dhe shëndetësore.

Ai bëri të ditur se si qeveri dhe kuvend janë duke punuar intensivisht që këto ligje të jetësohen gjatë këtij mandati.

“Sot së bashku me mikun tim Rrahman Toplicën vizituam Driton Berishën nga Mitrovica, polic i Kosovës i lënduar rëndë gjatë detyrës zyrtare, gjatë përcjelljes së garës ndërkombëtare të çiklizmit e organizuar në Kosovë.

Dritoni punon në njësinë për përcjelljen e personaliteteve të rëndësishme në policinë e Kosovës.

21 vjet pa ligjet për sigurinë jetësore dhe shëndetësore ka bërë që shumë polic dhe familje të tyre të mbesin pa përkujdesje institucionale.

Si qeveri dhe kuvend jemi duke punuar intensivisht qē këto ligje të jetësohen gjatë këtij mandati.

Dritonit i urojmë shërim të shpejtë!“, ka shkruar ai./Indeksonline/