20:44 / E Shtunë, 18 Qershor 2022 / OSH

Bajqnovci: Opozitën e pengon Albin Kurti edhe si ekzistencë!

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reguar për zhvillimet e fundit të ndoshura si pasojë e veprimeve të opozitës, shkruan IndeksOnline.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se opozitarët nuk e kanë qëllim për të ngritur mirëqenien e qytetarëve dhe të shtetit, por problemi i tyre është Albin Kurti.

“Por kur dalin kundër Albinit, le të dihet që po dalin kundër popullit që e mbështetë masivisht, dhe kundër kërkesës së tyre të zëshme për shtet të drejtë e zhvillimor”.

Postimi:

Opozita nuk e ka për shtet, sepse i kemi parë se si udhëheqin e qeverisin. Nuk e kanë për qytetarë, sepse e kemi parë se si vet janë pasuruar. Nuk e kanë për veteranët sepse i kemi parë në çfarë gjendje ekonomike i kanë sjellur.

Opozita e ka vetëm një problem: Albin Kurtin! Personi që këtyre që ua ka këputur pushtetin e ua ka ndalur zhvatjen. Ai madje ju pengon edhe si ekzistencë. Këtë e kanë dëshmuar edhe sa ishin në pushtet, përveçse tash në opozitë.

Por kur dalin kundër Albinit, le të dihet që po dalin kundër popullit që e mbështetë masivisht, dhe kundër kërkesës së tyre të zëshme për shtet të drejtë e zhvillimor.

Parakusht i zhvillimit është drejtësia. Drejtësi përmes vettingut dhe konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme që vetëm Qeveria e Kurtit mund ta bëjë.