10:58 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Bajram Gecaj fyen bashkëpartiakun: Masi ti ke mbet me u marr me çështje të rëndësishme

Bajram Gecaj vazhdon të përdorë Facebookun si “armën” e tij më të fortë për sulme e akuza. Kësaj radhe Gecaj nuk është marrë me kundërshtarët, por me bashkëpartiakun e tij, Shpejtim Bulliqin.

Ai e ka ofenduar Bulliqin duke e quajtur të dëmshëm emërimin në komisionin për demarkacion duke e vlerësuar si njerëz me diapazon të ulët.

“Shpejtim Bulliqi qenka ekzaltuar me deklaratën e mëposhtme të gjeneralit Amerikan aq shumë saqë e paska shpërndarë në rrjetet sociale. Kjo vërtetë provon se sa e dëmshme është kur lejojmë që një person me diapazon të tillë intelektual të merret me çështje të rëndësisë nacionale. Mos paska pritë Bulliqi që gjenerali ti thotë se duhet nisur luftën me shtetin fqinjë!
Komandanti i Forcave të përbashkëta të NATO-s, James Foggo:

“Të kesh një anëtare të NATO’s në kufi siç është Mali i Zi, është një gjë e mirë për Kosovën. Në këtë aspekt unë pres që të ketë dialog produktiv mes qeverisë së Kosovës dhe Malit të Zi” shkruan Gecaj në Facebook./Indeksonline/