Bajram Gecaj: Mish-Mashi i LVV-së, nuk përzihet “shapi e sheqeri” (Foto)
Njëri nga zyrtarët më të zëshëm të Lidhjes Demokratke të Kosovës, Bajram Gecaj edhe njëherë ka reaguar për zhvillimet në Lëvizjen Vetëvendosje.
Shënimi i plotë:
Mish-Mashi i LVV-së!Grumbullimi i anëtarësisë pa asnjë lloj kriteri a parimi, si të ishte rëre që hidhet me lopatë në makinën e betonit, ka qenë e pashmangshme të shpërthejë një ditë…siç thotë populli, nuk përzihet “shapi e sheqeri”…vetëm shihni se çfarë ka në mesin e tyre: anarkistë, marksistë-leninistë, titistë, ish pjesëtarë të LPK, PDK, AAK, FER, Shoqërisë Civile, (b)analistë,…etj. etj…pra, në radhët e tyre ka hyrë bash kush ka dashtë, e posaçërisht të dështuarit në partitë a lëvizjet tjera!
Tani na del se këta nuk paskan kapacitete as të “anarkistëve” e as të “brigadave të kuqe”, por se janë të zotët vetëm në mashtrim e propagandë.