20:06 / E Hënë, 11 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Bajram Gecaj: Mish-Mashi i LVV-së, nuk përzihet “shapi e sheqeri” (Foto)

Njëri nga zyrtarët më të zëshëm të Lidhjes Demokratke të Kosovës, Bajram Gecaj edhe njëherë ka reaguar për zhvillimet në Lëvizjen Vetëvendosje.

 Ai në një shënim në Facebook ka theksuar se LVV është bërë “mish mash”, derisa statusit ia ka bashkangjitur edhe një fotografi, me një maqinë për prodhimin e betonit.

Shënimi i plotë:

Mish-Mashi i LVV-së!Grumbullimi i anëtarësisë pa asnjë lloj kriteri a parimi, si të ishte rëre që hidhet me lopatë në makinën e betonit, ka qenë e pashmangshme të shpërthejë një ditë…siç thotë populli, nuk përzihet “shapi e sheqeri”…vetëm shihni se çfarë ka në mesin e tyre: anarkistë, marksistë-leninistë, titistë, ish pjesëtarë të LPK, PDK, AAK, FER, Shoqërisë Civile, (b)analistë,…etj. etj…pra, në radhët e tyre ka hyrë bash kush ka dashtë, e posaçërisht të dështuarit në partitë a lëvizjet tjera!

Tani na del se këta nuk paskan kapacitete as të “anarkistëve” e as të “brigadave të kuqe”, por se janë të zotët vetëm në mashtrim e propagandë.