23:39 / E Mërkurë, 17 Tetor 2018 / indeksADMonline

Bajrami: Ndryshimet në BIK të nevojshme, na ndihmoni ta shpëtojmë këtë institucion

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), në fund të këtij muaji do të bëhet me udhëheqësinë e saj të re, pasi kryetarit aktual, myftiut Naim Tërnava do t’i përfundoj mandati i tretë.

Bashkësia Islame e Kosovës shumë shpejt do të drejtohet nga një strukturë e re, kjo pasi që kryetarit aktual, myftiut Naim Tërnava do t’i përfundojë mandati i tretë.

Njohësi i çështje të Islamit, Mustafa Bajrami thotë se ndryshimet brenda BIK-ut janë të nevojshme, kjo siç ka thënë ai para shembjes totale të këtij institucioni.

“Ne nuk jemi kundër Bashkësisë Islame, ne jemi, kemi qenë dhe do të jemi për të mirën e saj. Ne jemi kundër atij e atyre që e sollën Bashkësinë Islame deri në këtë pikë. Para shembjes totale. Që e solli dhe e sollën para bankrotimit moral e institucional. Na kuptoni e na ndihmoni që së bashku me ju ta shpëtojmë Bashkësinë Islame…!”, ka shkruar ai.

Ai ka kërkuar që të gjykohet drejt qëndrimi i tyre kundër Bashkësisë Islame, dhe jo siç i etiketojnë dhe shpifin në mënyra të ndryshme bizare.

“Shikoni, se çka e si përgjigjen dy personat kyq të BIK-ut tonë! Shikojeni nivelin e njerëzve aty që për dekada kanë uzurpuar Bashkësinë Islame të Kosovës!  Shikojeni e pastaj gjykojeni zërin kritik tonin që ia do të mirën Bashkësisë Islame, po aq sa edhe ju, nëse jo më shumë. Dëgjojini arsyetimet, skuqjet e mërdhezjet e tyre ku asnjëherë nuk qenë në gjendje të japin përgjigje të thukt, të sakt e të vërtetë. Ku i ndryshojnë fjalët e faktet aty për aty, njëjtë sikur e bëjnë gjatë gjithë kohës. Që flasin herë me përqindje, herë me hamendje, herë duke u fshehur, herë duke thënë ky e ai tjetri janë përgjegjës, por jo unë, e herë duke mashtruar e gënjyer opinionin.”, ka shtuar tutje ai.

Reagimi i tij i plotë:

Qytetarë të Kosovës! Besimtarë e xhemat i këtij vendi! Po ju drejtohem sonte me zërin e arsyes e të ndërgjegjes njerëzore! Se sa po kemi të drejtë kur po kërkojmë ndryshime brenda Bashkësisë Islame të Kosovës, kur po kërkojmë reforma e sjellje të reja aty, kur po kërkojmë sinqeritet e transparencë, do ta mësoni, përveç tjerash, sidomos nëse e përcjellni emisionin e sontshëm “Debat Plus” në TV Dukagjini.

Shikoni, se çka e si përgjigjen dy personat kyq të BIK-ut tonë! Shikojeni nivelin e njerëzve aty që për dekada kanë uzurpuar Bashkësinë Islame të Kosovës!

Shikojeni e pastaj gjykojeni zërin kritik tonin që ia do të mirën Bashkësisë Islame, po aq sa edhe ju, nëse jo më shumë. Dëgjojini arsyetimet, skuqjet e mërdhezjet e tyre ku asnjëherë nuk qenë në gjendje të japin përgjigje të thukt, të sakt e të vërtetë. Ku i ndryshojnë fjalët e faktet aty për aty, njëjtë sikur e bëjnë gjatë gjithë kohës. Që flasin herë me përqindje, herë me hamendje, herë duke u fshehur, herë duke thënë ky e ai tjetri janë përgjegjës, por jo unë, e herë duke mashtruar e gënjyer opinionin.

E këta të dy janë ndër tre kryesorët që duhet t’i dijnë ato për të cilat po pyeteshin! Se a kemi të drejtë teksa po kërkojmë të mos zgjidhet ky mufti që e ka sjellë BIK-un deri në këtë gjendje, ku i detyron kolegët e tij të bien e të vihen në këso pozita sa të mos janë në gjendje të e thonë asnjë të vërtete, e ku zërin kritik ta quajnë e etiketojnë në mënyrat më denigruese. Gjykojeni qëndrimin tonë nëse jemi kundër Bashkësisë Islame siç na etiketojnë e shpifin në mënyra bizare, gjykojeni, ama me dorën në zemër…! Ta dini! Ne nuk jemi kundër Bashkësisë Islame, ne jemi, kemi qenë dhe do të jemi për të mirën e saj. Ne jemi kundër atij e atyre që e sollën Bashkësinë Islame deri në këtë pikë. Para shembjes totale. Që e solli dhe e sollën para bankrotimit moral e institucional. Na kuptoni e na ndihmoni që së bashku me ju ta shpëtojmë Bashkësinë Islame…!