75 Mall Live Search
11:35 / E Martë, 30 Tetor 2018 / indeksADMonline

Bakken Bears – Prishtina, dueli i liderëve të grupit Grupit E

Pas dy fitoreve radhazi në Grupin E të FIBA Europe Cup, basketbollistët e Prishtinës sot do të përballen me Bakken Bears nga Danimarka.

Ndeshja do të zhvillohet në Risskov të Danimarkës, sonte me fillim nga ora 18:30.

Edhe skuadra daneze ashtu si ajo prishtinase i kanë nga dy fitore në kuadër të Grupit E të FIBA Europe Cup, ndërsa danezët e kryesojnë këtë grup.

Prishtina e ka nisur edicionin në FIBA Europe Cup me këmbë të mbarë pasi ka triumfuar në shtëpi të vet në përballje me Cherkaski Mavpy me rezultat 92:82, dhe më pas si mysafir ka shënuar fitore në ballafaqim me rumunët e Steaua Bucuresti me shifrat 87:81, transmeton IndeksOnline.

Disa statistika që vlen të përmenden nga këto dy ndeshjet e para:

Vjedhjet e topave: Bakken 7-6 Prishtina
Asistimet: Bakken 23-20 Prishtina
Bllokimet: Bakken 4-4 Prishtina
Faulet: Bakken 16-16 Prishtina.

Ndeshja e sontme i është befasuar gjyqtarëve, Anthonie Sinterniklaas, Mehmet Sahin, dhe Nikola Bejat./IndeksOnline/

Z Mobile Prishtina të martën do të përballet me Bakken Bears në kuadër të FIBA Europe Cup