18:08 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Përballja me liderin, Prishtina mysafir i Bakken Bears

Pas dy fitoreve radhazi në Grupin E të FIBA Europe Cup, basketbollistët e Prishtinës tani do të ballafaqohen me Bakken Bears nga Danimarka.

Ndeshja do të zhvillohet në qytetin Risskov të Danimarkës të martën me fillim nga ora 18:30.

Edhe skuadra daneze ashtu si ajo prishtinase i kanë nga dy fitore në kuadër të Grupit E të FIBA Europe Cup.

Ndërsa danezët e kryesojnë këtë grup, transmeton IndeksOnline.

Prishtina e ka nisur edicionin në FIBA Europe Cup me këmbë të mbarë pasi ka triumfuar në shtëpi në përballje me ukrainasit, Cherkaski Mavpy me rezultat 92:82, dhe më pas si mysafir ka shënuar fitore në ballafaqim me rumunët e Steaua Bucuresti me shifrat 87:81.

Ashtu si Prishtina, edhe Bakken Bears janë kampion të shumëfishtë të shtetit të tyre./IndeksOnline/