21:47 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Prishtina e mbyll me humbje fazën e grupeve të Europe Cup

Z Mobile Prishtina e ka mbyllur me humbje fazën e parë të grupeve të FIBA Europe Cup.

Skuadra kosovare u mposht nga Bakken Bears me rezultat 77-100, shkruan Indeksonline.

Prishtina e filloi shumë mirë ndeshjen, ku pas çerekut të parë ishte në avantazh prej 11 pikëve.

Por duke filluar nga çereku i dytë, vendasit humbën të gjithë fraksionet tjerë.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 39-45 në favor të danezëve. 

Te Prishtina më i dalluari ishte qendra gjigande, Khalid Boukichou me 15 pikë e 8 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Divine Myles me 12 pikë të tjera.

Ndërsa te Bakken Bears më i miri ishte Thomas Laerke me 21 pikë

Edhe përkundër humbjes, Prishtina kualifikohet në rundin tjetër si e dyta në grupin E.

Bakken Bears është e para me 12 pikë ndërsa Prishtina përfundon garën në vendin e dytë me 10 pikë.

Rundi tjetër do të luhet në dhjetor të këtij viti. /IndeksOnline/