11:38 / E Premte, 18 Shtator 2020 / indeksADMonline

Bale, arrin në Angli dhe bën menjëherë një termin për të provuar veten në një sport tjetër!

Gareth Bale ka arritur në Angli. Ylli uellsian sot do të nënshkruajë kontratën me Tottenhamin, duke bërë rikthimin befasues.

Por, Bale ka futur në agjendën e ditës edhe një sport tjetër.

Ylli në largim i Real Madridit ka rezervuar një termin në golf.

Kundërshtari i tij do të jetë presidenti i Tottenhamit, Daniel Levy.

Përballja e tyre do të zhvillohet nga ora 13:52, por nuk dihet nëse do të jetë para kompletimit të transferimit të Bales, apo pas këtij zyrtarizimi./Indeksonline/