14:44 / E Enjte, 30 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Bale lëndohet përsëri, mungon në dy derbi

Anësori i Real Madrid, Gareth Bale ka pësuar një lëndim tjetër, shkruan indeksonline.

Sipas një raporti nga Marca, ylli wellsian është lënduar dhe do të kthehet për tu stërvitur i vetëm në palestër.

Futbollisti më i shtrenjtë i Real Madridit do të humbas dy ndeshjet e radhës, atë kundër Real Sociedad në Ligë dhe kundër Dortmund në Ligën e Kampionëve.

Bale bëri rikthimin e tij në fushë gjatë ndeshjes së Copa Del Rey të Realit me skuadrën e ligës së tretë, Fuenlabrada të martën mbrëma, duke luajtur një rol kyç në të dyja golat e tij pasi u paraqit nga stoli. /IndeksOnline/