17:49 / E Enjte, 23 Qershor 2022 / Gj. Sh

Bale në bisedime me klubin nga Championshipi Anglez

Welsiani Gereth Bale, raportohet se sot ka vizituar klubin e Cardifit në stërvitje.

Gjatë kësaj vizite thuhet se sulmuesi zhvilloi bisedime me shefin Steve Morison mbi një lëvizje të mundshme te klubi i cili luan në Championship, transmeton Indeksonline.

Bale tha se vendimi për të ardhmen e tij do të arrijë ‘në ditët në vijim’.

Për një trasnferim të tillë, Uellsiani do të duhej ta ul dukshëm pagën e tij, pasi aktualisht merr 554 mijë euro në jevë te Real Madridi.

Gareth Bale foli me menaxherin e Cardiff, Steve Morison të mërkurën në mes të përpjekjes ambicioze të klubit të Championship për të nënshkruar superyllin e Uellsit. 

Bale mori pjesë në bazën Vale of Glamorgan të Uellsit, të cilën ata e ndajnë me Cardiff, për të marrë trajtim nga stafi mjekësor i ekipit të tij kombëtar.

Ndërsa ishte atje, Bale foli me Morison.

Cardiff është një nga klubet e prirur për të nënshkruar me Bale, pas largimit të tij nga Real Madrid dhe do t’i ofrojë atij një shans për të luajtur rregullisht, dhe mund të sigurojë një vend në kombëtare për të luajtur Kupën e Botës në Katar./Indeksonline/