17:21 / E Premte, 07 Gusht 2020 / indeksADMonline

Bale nuk e ka problem mospjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, luan golf si “boss”

Gareth Bale u la jashtë skuadrës së Real Madrid për 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve kundër Man Cityt.

Sonte me fillim nga ora 21:00, City dhe Reali do të takohen në “Etihad Stadium”, kjo për të zhvilluar ndeshjen jetik për CHL, shkruan IndeksOnline

Përderisa skuadra e Realit ka udhëtuar për në Angli, pjesë e saj nuk do të jetë “majtaku”, Gareth Bale.

Zinedine Zidane konfirmoi në një konferencë për shtyp të enjten se Bale i tha atij që nuk dëshironte të luante.

“Ishte një bisedë personale që kisha me të. Ai preferoi të mos luante,” tha Zidane për BBC Sport. “Pjesa tjetër mbetet midis meje dhe tij por ai tha që nuk donte të luante”, përfundoi ai.

Ndërkaq, si duket Bale nuk e ka problem fare mos-pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, gazeta spanjolle “El Chiringuito”, ka siguruar një video, ku shihet Bale duke luajtur gol përderisa skuadra e Realit po udhëtonte për në Angli.