15:59 / E Hënë, 19 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kërkon nga Bale që t’ja dërgojë familjen me avion privat në Shqipëri

Chris Gunter do të bëhet lojtari me më së shumti paraqitje për Uellsin të martën, por atij i duhet ndihma e bashkëlojtarit, Gareth Bale për ta dërguar familjen e tij në Shqipëri për ta parë ndeshjen.

Ginter pritet që ta kalojë rekordin e Neville Southall me 92 paraqitje, dhe duke u tallur, ka thënë se do të kërkojë ndihmën e Bales për avionin e tij privat.

Avioni i tij është i tipit, Cessna Citation XL Plus dhe ka një vlerë prej 9.35 milionë funte.

”Unë do ta pyes Balen nëse mund ta shfrytëzoj avionin e tij. Nuk është vend i lehtë për të shkuar, por nëse tifozët uellsian mund ta bëjnë atë, jam i sigurtë se mund të gjejë zgjidhje”, tha Gunter, transmeton IndeksOnline.

”Do të tentoj ta sjell familjen time atje. Por, e di se ata do ta shikojnë ndeshjen edhe nëse nuk janë në stadium, ashtu siç kanë bërë gjatë gjithë karrierës sime”.

Trajneri, Ryan Giggs ka konfirmuar se mbrojtësi i Reading do të startojë në ndeshjen në Elbasan, teksa 2000 tifozë nga Uellsi do ta përkrahin Kombëtaren e tyre nga tribunat./IndeksOnline/