16:31 / E Hënë, 17 Shtator 2018 / indeksADMonline

Bale synon edhe më shumë me Real Madridin këtë sezon

Gareth Bale ka fituar katër herë Champions Leaguen në pesë vitete  fundit te Real Madridi.

Por, ylli uellsian beson se ”Los Blancos” mund ta fitojë edhe titullin e 14-t të kësaj gare pavarsisht largimit të Cristiano Ronaldos.

Sipas Bales, ky sezon do të jetë më ndryshe pa Ronaldon, megjithatë ai insiston se skuadra është më e mirë si grup kolektiv dhe jo si individ.

Nga ana tjetër, Ronaldo u largua këtë verë nga Real Madridi në drejtim të Juventusit pas nëntë viteve të suksesshme te klubi madrilen.

Konkretisht, Ronaldo fitoi katër ”Topa të Artë” në Madrid dhe fitoi gjithsej 15 tituj./IndeksOnline/