Bale ua bën bajat kinezëve, për 60 minuta tre gola (Video)
Kjo javë do të na ndjek me ndeshjet miqësore që Kombëtaret do të zhvillojnë si përgatitje para Kupës së Botës që do të zhvillohet në Rusi gjatë verës.
Welsi është duke zhvilluar ndeshjen miqësore kundër Kinës, ku po fiton me rezultat 6-0.
Tre nga gjashtë golat janë shënuar nga ylli i Real Madrid, Gareth Bale.
Ai madje është zëvëndësuar në minutën e 60-të duke iu ndalur mundësia që të shënoj më shumë. /IndeksOnline/